Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet si liderja më e re e Tajlandës
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatra, vajzën e manjatit miliarder dhe ish-liderit Thaksin, si kryeministre.
Në moshën 37-vjeçare, ajo do të jetë kryeministrja më e re e vendit dhe gruaja e dytë në këtë post, pas tezes së saj Yingluck.
Zgjedhja e saj vjen vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri Srettha Thavisin u shkarkua nga një gjykatë kushtetuese. Të dy janë nga partia Pheu Thai, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 2023, por formoi një koalicion qeverisës.
Zonja Paetongtarn është anëtarja e katërt e klanit Shinawatra që bëhet kryeministre në dy dekadat e fundit. Tre të tjerët, duke përfshirë babain e saj Thaksin dhe hallën Yingluck, u rrëzuan nga grushtet e shtetit ose vendimet e gjykatës kushtetuese.
Rrethanat e emërimit të saj janë një kujtesë e ashpër se sa e kufizuar është fuqia e qeverive të zgjedhura në Tajlandë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



