E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 6 e Thumanës/ Qytetari: Këta të vrasin, ‘vriteni’ frikën para se t’ua marrë pushteti
Lajme

Protesta e 6 e Thumanës/ Qytetari: Këta të vrasin, ‘vriteni’ frikën para se t’ua marrë pushteti

Nis protesta e banorëvë të Thumanës,me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në këtë protestë të qetë, ndërsa herën e shkuar Policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.

‘Këta madje të vrasin, po popullin shqiptar kurrë s’e mposhtin. Vriteni frikën ju para se t’ua marrë pushteti. Godasin në mënyrë provokative protestuesit. Të gjithë t’i bashkohen protestës’, u shpreh një protestues.

Në protestë pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike për zonën e Krujës dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike, në mbështetje të banorëve.

Deputetja e PD për rrethin e Krujës, Andia Ulliri tha se protestat janë të garantuara në Kushtetutë.

‘Protestat janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë. Prej muajsh na gënjyen për hyrje-daljen. Pse s’është bërë projekti. Kemi dorëzuar një shkresë institucioneve që të japin një përgjigje, është paligjshmëri kjo që keni bërë, na detyruat të izolohemi. Kërkojmë hyrje-dalje në aksin, na intereson drejtësia dhe një rrugëzgjidhje’, theksoi ligjvënësja demokrate.

Protesta ka nisur sërish me përplasje mes Policisë dhe banorëve të zonës, të cilët u kanë kërkuar institucioneve që t’i përmbahen projektit fillestar që kishte parashikuar hyrje-dalje në autostradë, po që siç duket për interesa klinteliste është hequr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.