Qeveria mbyll me marrëveshje arbitrazhin 40 mln euro me EMS Shipping
Është mbyllur me mirëkuptim konflikti në arbitrazhi midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane EMS Shipping lidhur me koncesionin e terminalit lindor në Portin e Durrësit.
Konflikti ishte ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), ku EMS Shipping kërkonte 40 milionë euro kompesim nga qeveria shqiptare për shkeljen e pretenduar të marrëveshjes koncesionare.
Detajet e marrëveshjes së arritur mes palëve nuk janë bërë publike, dhe nuk është e qartë nëse qeveria shqiptare do të paguajë një kompesim financiar apo nëse është gjetur një zgjidhje tjetër. Konflikti u shkaktua pasi qeveria shqiptare vendosi të prishte një pjesë të portit për të dorëzuar territorin kompanisë arabe Eagle Hills për zhvillimin e një projekti turistik, duke ndikuar në operacionet e EMS Shipping.
Ndërkohë, qeveria ka pohuar se EMS Shipping vetë ka shkelur marrëveshjen duke mos kryer investimet e nevojshme dhe se kërkesat e kompanisë për kompesim financiar janë të paarsyeshme. Kjo mbyllje e çështjes lë ende pyetje të hapura lidhur me termat e marrëveshjes dhe pasojat e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



