E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Kosovë/ “Ai është pedofil”, dyshohet se burri i tezes i përdhunoi policit motrat në 99-ën
Lajme

Vrasja në Kosovë/ “Ai është pedofil”, dyshohet se burri i tezes i përdhunoi policit motrat në 99-ën

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vrasjen e mbrëmshme në një dasmë në Ferizaj, ku një oficer policie vrau një 89-vjeçar.

Ndërsa hetimet për motivet vazhdojnë, mediat e Kosovës raportojnë se autori, Festim Ramadani, dyshohet se ka vepruar për hakmarrje për motrat e tij, të cilat sipas burimeve, janë abuzuar nga bashkëshorti i tezes së tyre, Sadri Sadriu, kur ishin të mitura.

Gjatë luftës në Kosovë, Sadriu strehoi familjen Ramadani në shtëpinë e tij. Pikërisht në këtë periudhë, ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzat e familjes.

Gjatë marrjes në pyetje mbrëmë, Ramadani refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk pranoi të jepte asnjë informacion, përveç një deklarate të vetme në stacionin policor: “Ai është pedofil.”

Pas kësaj, ai refuzoi të ofronte më shumë detaje, duke mos pranuar as të jepte identitetin e tij.

Aktualisht, motivi kryesor që po hetohet për këtë krim është hakmarrja. Pavarësisht përpjekjeve ligjore nga familja Ramadani për të denoncuar abuzimin, ata nuk arritën të sigurojnë drejtësi.

Deri tani, as familja Ramadani dhe as avokati i autorit nuk kanë bërë komente publike lidhur me motivet e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.