Rama ‘qeras”ndjekëst ne FBme pamje nga Burreli: 120 personat që do të punësohen do kenë pagë 650$
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën përmes postimit në rrjetin social të disa pamjeve të Uzinës së re Të Ferrokromit në Burrel.
Sipas kreut të qeverisë në këtë uzinë do të punësohen të paktën 120 punonjës me një pagë mesatare prej 650 dollarësh.
MIRËMËNGJES
dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë/Gazeta Express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



