E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje nga krimi në Tiranë, amerikani nuk e lejonte gruan të dilte nga shtëpia
Lajme

Zbardhen detaje nga krimi në Tiranë, amerikani nuk e lejonte gruan të dilte nga shtëpia

E “burgosur” prej 10 vitesh!

Në foto janë çifti i huaj dhe dy qentë e tyre, të cilët humbën jetën paditen e djeshme në Tiranë, në një ngjarje horror.

Kjo sepse amerikani, Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet, ka vrarë fillimisht gruan e tij nga indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.