E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i nipit  për policin Gochara : Daja pasi mësoi tradhtinë donte të vriste veten
Lajme

Rrëfimi i nipit për policin Gochara : Daja pasi mësoi tradhtinë donte të vriste veten

Detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e marrëdhënies së komplikuar mes ish-efektivit të forcave Shqiponja, Erjon Goxhara dhe bashkëshortes së tij, që kulmoi me plagosjen e ndodhur te Komuna e Parisit të inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta.

Nipi i këtij të fundit ka deklaruar se daja i tij, Erjon Goxhara, ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.

Beqiri ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, shpeshherë ka shprehur mendime suicidale. Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre.

Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj, sipas nipit të efektivit.

Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit.

Erjon Goxhara ka treguar ditën e ngjarjes që plagosi Lorenc Kostën se ka kryer rite fetare në xhami dhe më pas ka cuar vajzën tek Komuna, tek tezja.

Ai po drejtonte makinën kur ka parë Lorenc Kostën. Ai i ka folur dhe Goxhara thotë se zbriti nga makina dhe kanë bërë debat.

I thashe “Ca burri je ti, shkatërron familje”. Ai me preku nga supi duke më thënë “unë ta jap me noteri që s’kam bërë gjë””, tregon Goxhara.

Goxhara pretendon se ai ka folur me ton kërcënues, edhe pse ky po kërkonte shpjegime per lidhjen me të shoqen.

“Lëviza makinën se rruga ishte me një sens lëvizje. Bëra rrethin dhe e pashë të marketi. Zbrita dhe e qëllova nga këmbët”, vijon më tej ai. Goxhara iu ka shpjeguar hetuesve se gruaja e tij kishte  4-5 vjet qe punonte tek ERE.

“Kisha vënë re sjellje të dyshimta. E kam pyetur disa herë nëse kishte ndonje gje. I thashë se do ta mirekuptoja për çdo gjë. Më tregoi për një person në punë me të cilin kishte patur një raport intim me të” tregon ai. Goxhara pretendon se shoqja i kishte thënë se Lorenc Kosta e kërcënonte me heqje nga puna, duke i kërkuar të vijonin lidhjen, por që gruaja ka këmbëngulur se nuk ka ndodhur më.

“Kjo gjë solli  gjendje të rënduar emocionale, si për mua edhe per atë. Gruaja nisi të kishte kriza ankthi disa herë ka përfunduar në spital”, ka shpjeguar Goxhara.

Ai ka thënë më tej se i kërkoi gruas ta telefonte Kostën dhe më pas ka folur ai më të ku kanë debatuar. Goxhara tregon se i ka shkruar një email gruas së Kostës ku i ka treguar historinë.

Më pas ka komunikuar në what’s up ku I ka thënë, skam çfarë flas me ty, kam folur me burrin tim.

Kosta I ka shkruar Goxharës që nuk ka bërë mire që I ka shkruar gruas së tij.

‘Mami ia pranoi babit që e ka tradhtuar‘, dëshmia e djalit të Erjon Goxharas, tregon lëvizjet e policit

Zbardhet dëshmia e djalit të Erjon Goxharas, polici i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, pasi zbuloi se e shoqja e tij dhe ky i fundit kishin pasur një lidhje intime.

Ai ka dëshmuar gjithë kronologjinë e ngjarjes pasi babai i tij ka kryer plagosjen dhe se ku është fshehur, ndërsa flet edhe për marrëdhënien e dy prindërve të tij.

I riu ka treguar se “kam dëgjuar debate mes prindërve, për shkak se babai dyshonte se mamaja e tradhtonte me një koleg që quhej Lorenc. Djali i policit konfirmon se “mami ia ka pranuar babit që dyshimet që ai kishte në lidhje me Lorencin ishin të vërteta dhe se ajo e kishte tradhtuar.

Gjithashtu, tregon djali i Gaxharras, babai i tij ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe se “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

Gjykata e ka lënë në arrest me burg Goxharasin, ai ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Dëshmia e plotë e djalit të Erjon Goxharas

Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Ne kemi biseduar disa here pas kësaj telefonate ku ai më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pasi atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua mu duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik.

Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg. Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas. Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BMË x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise.

Ai me u afrua mua dhe me mori dhe se bashku ne hipem ne mjetin BMË x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. Pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.