Astir/ Një person në gjendje kritike për jetën nga sherri me thika
Një person është lënduar rëndë para pak minutash gjatë një sherri me thika në zonën e Astirit në Tiranë. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku po merr trajtim të specializuar. Sipas raportimeve, i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



