Del videoja e sulmit të Klea Prengës, shoqet e tavolinës nuk luajtën vendit
Dalin pamjet e dhunës barbare që ushtruan motrat Berisha ndaj Klea Prengës disa javë më parë në një lokal në Kodrën e Diellit, në Tiranë.
https://www.instagram.com/reel/C_I0-Ext1h6/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Në video duken dy vajzat e veshura sportive dhe me kapele duke shkuar drejt tavolinës ku ishte uluar Prenga së bashku me shoqet e saj. Pastaj, e godasin në fillim me gotë e mandej përleshen fizikisht.
Bie në sy qetësia e pavend e shoqeve të viktimës, të cilat nuk bëjnë asgjë për t’i ardhur në ndihmë të resë. Disa djem shkuan me vrap për t’i ndarë vajzat që po dhunonin Prengën.
Ndërkohë motrat Berisha janë ende në kërkim. Motiv i dhunës u bë lidhja e Klea Prengës me bashkëshortin e Marielës prej të paktën një viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



