E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A lahet  “llumi” me shampanjë?!
Sot

A lahet “llumi” me shampanjë?!

Naim Noka

Në Shqipërinë e vitit 2024, fjala “sundimi i ligjit” është kthyer në një frazë boshe, që e përsëritet e përsëritet pa fund, por pa kuptim të vërtetë; një gur themeli për një shoqëri që kërkon të ecë përpara.

Sundimi i ligjit kërkon transparencë, kërkon drejtësi dhe, mbi të gjitha, kërkon të mbrojë qytetarët nga dhuna, kaosi, dhe krimi.

Rrahja barbare që ndodhi në klubin “SIN” në Green Coast  për karafila dhe shampanjë, nuk është një ngjarje që duhet mbuluar ose fshehur.

Emrat e atyre që shkaktuan këtë terror, fytyrat e tyre, duhet të jenë të njohura për të gjithë. Nuk ka arsye pse  t’i mbrojmë me iniciale, sepse keta janë një rrezik publik, jo vetëm për njëri-tjetrin, por për çdo qytetar apo turist që zgjodhi të pushojë  tek resorti i Zamirit apo kudo në Shqipëri.

Transparenca është e para dhe më e rëndësishmja.

Në  resortet e bregdetit por edhe ne kryeqytet ngrihen lokale argëtuese  tipike sipas nevojes së biznesit, të  tilla për të thithur paratë e LLUMIT-atyre që  rëndom   quhen si “çunat e Londrës”, “çunat e Bllokut”, “Turi i Sabries”, ” Cimi i Mamurrsit”, “Llazi i Selitës” e  ketij apo atij banditi”; ata janë grupe grupe dhe me eskortat e tyre, brenda këtyre  lokaleve ka zona VIP ku tavolina ekskluzive kushton nga 2000, 5000 euro, shampanja kushton 1000, 4000 euro dhe jo për  tu pirë por për  tu  freskuar me shampanjë.

VIPSAT  e llumit; kjo prerje  që shërben si kontigjent dhe  konsiderohen “vipa” nga biznesmeni që ka hapur  lokalin e natës, si bankomat për tu marrë paratë e fituara me drogë, grabitje, prostiticion apo me gjobëvënie. Këtyre”vipave”  nuk  ju dihet se nga ju buron cashi nga 30 mijë euro deri ne 100 mijë  në çanta me vete . Eshtë bërë barcaletë djali i një tipi biznesmenotrafikant nga veriu që ka paguar 102 mijë euro darkë në një resort në Jug. Nuk është e vështirë të shohësh shpeshherë si shoqërues të tyre janë politikanë, ministra apo deputetë, figura politike lokale dhe gazetarë. Vipsat të tillë  identifikohen nga ambjenti ku rrinë, eurot  që shpenzojnë; dhe  bëmat nga rekordet kriminale.

Në disko, klabe dhe në sektorin e shërbimeve të cilat presin fatura fiktive  e gjen  gjithmonë  këtë lloj klientele  duke i prekur në sedër me VIPLLËKUN falso dhe  duke mbledhur  parate e ketij llumi!

Nëse një qytetar i zakonshëm kërkon të argetohet në këto modele lokalesh, shikohet si jo vips, fukara sepse nuk shpenzon ndaj nuk është i mirëpritur!  Por jo pak herë bëhen bashkë me ‘VIPSAT’  avokatë, policë, hetues, prokurorë, gjykatës që përfitojnë nga paraja e llumit. Por ky kontigjenti i vipsave ka infektuar rininë e sotme! Teksa rëndom në rrjetet sociale qarkullojnë bëmat e tyre me  shampanja 5 mijë euro e çmendurira tipike shqiptare. Si mundet një i ri sot të sigurojë mijëra euro për tu argëtuar në një lokal si ky me punë? Por Vipsa të tillë na duhen dhe për fushatë. Funksionarë dhe shpura e pushtetarëve u lëpihen këtyre vipsave sepse  mbledhin vota se kanë pare të madhe.

Askush nuk merret dhe kontrollon   parate e këtij llumi dhe ketij modeli biznesi.

Vipsave sapo u mbaron cashi dhe ngelen me çanta bosh lidhin kokën me peshqir të lagur dhe kërkojnë borxhe te lacat e tjerë sepse nuk janë me  vipsa por një hiç, zero!

Ky lloj modeli është rrezik kombëtar për rininë, për mjedisin publik, për sigurinë e jetës dhë  pa përmendur dhe normalitetin e 16 milionë turistëve që erdhen këtë sezon.

Videoja me rrahje  barbare në resortin “SIN” dhe spërdredhjet e policisë  së Vlorës me disa variante njoftimi, tregojnë qartë se zinxhiri i ndikmit të  vipsave nuk është pa peshë! Por vështirë se mund të largohen kaq lehtë nga mjedisi publik kjo lloj klientele. Luhet pare  e madhe.

Pa eurot dhe paundin e tyre nuk ka kuptim, as Jala as, resorti dhe vilat e Zamirit në Palasë, as hotelet e oligarkëve dhe investitorët strategjikë në të gjithë vendin. Vipsat  nuk dinë të pushojnë në breg afër detit por dinë dhe jetojnë magjinë e harxhimit të eurove! Kur një femër e bukur apo të tjerët e shikojnë teksa  paguan 1000 euro për shishe shampanje dhe dy feta shalqi  vipsi kalon në orgazmë.

Tani është koha për veprim

Nëse duam një Shqipëri ku mund të jetojmë dhe të pushojmë në paqe, duhet të pastrojmë mjedisin publik nga ky llum. Këta individë nuk kanë asnjë vend në shoqërinë tonë, dhe nuk mund të jemi kurrë bashkë me ta. Po ashtu, sektori i shërbimeve duhet të pastrohet nga ky model biznesi që nuk sjell asgjë tjetër përveç krim dhe kaos dhe rrahje barbare. Mës pas vijnë pistolat dhe vrasjet.

Kush do të merret me këtë llum që zihet për shampanjën?

Kjo është pyetja thelbësore. Pse  policia, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit nuk hetojnë   pasuritë e këtij llumi dhe bizneset të këtij modeli?

Pa para, këta njerëz nuk janë asgjë, zero! Nuk blejnë dot vipllëkun as para policit, as para pushtetarit!

Sfida për të pastruar mjedisin publik nga ky llum dhe  t’i japim çdo qytetari dhe turisti një Shqipëri  tjetër më të sigurtë  duket shumë e vështirë. Tani janë zgjedhjet dhe vipsat na  duhen për vota hëm majtas e hëm djathtas. Pastaj a do kenë lezet klabet, koncertet  e rreperave, pa cashin e Vipsave. T’lagi me shapanjë! T’lagi me shampanjë! Po gocat e showbizit o sa kam “b*thën e mirë” si do bëjnë pa luksin e këtyre VIPSAVE ?  Ndaj llumi do të laget  e lahet edhe për shumë kohë me shampanjën e pronarit të resortit qe e blen për 20 euro  me shumicë dhe ja shet  ” Takut të Sabrijes” 1000 euro pa shezlong!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.