E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/Gjykata lë në burg 71- vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me 9 – vjeçaren në Maliq
Lajme

Korçë/Gjykata lë në burg 71- vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me 9 – vjeçaren në Maliq

Gjykata le në burg 71- vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me 9 – vjeçaren në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Seanca gjyqësore filloi në orën 11 të paradites së sotme, ku Pëllumb Lamçe doli para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masß më të butë sigurie për 71- vjeçarin. Deri në kete faze te hetimit, vec dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27- vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike te bera nga 27- vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy të zhveshur.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ja kishin marrë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Lamçen deri në përfundim të hetimeve.

Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.