E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti me armë mes dy fiseve në Prishtinë me një viktimë
Lajme

Konflikti me armë mes dy fiseve në Prishtinë me një viktimë

🎥Shiko videon

Një person i vrarë dhe pesë të plagosur është bilanci i një përplasje me armë mes dy fiseve që u shënua në orët e vona të së dielës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Konflikti dyshohet se lidhet me problemet e vazhdueshme që familja Sekiraqa ka pasur me familjen Capat në Prishtinë, duke përfshirë plagosjen e një anëtari të familjes Capat disa muaj më parë.

Viktimë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, një anëtar me ndikim brenda grupit, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Nga familja Sekiraqa, i plagosur mbeti personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47 vjeç.

Nga të shtënat u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtim Gashit), Robert Llumnica (29 vjeç), Fatos Abazi (35 vjeç) dhe Valdrin Ademi (21 vjeç). Llumnica dhe Ademi janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.