E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër arritje e qeverisë digjitale pas librave falas : Rama, njoftim me rëndësi për kartelën e vaksinimit për fëmijët
Lajme

Tjetër arritje e qeverisë digjitale pas librave falas : Rama, njoftim me rëndësi për kartelën e vaksinimit për fëmijët

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në prag të fillimit të vitit shkollor, prindërit nuk e kanë të nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.

Sipas tij, i njëjti format mund të aksesohet elektronikisht në e-Albania edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.

“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania. Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç. I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija”, njofton Rama. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.