Kuqezinjtë mposhten nga Gjeorgjia para tifozëve në stadiumin e tejmbushur

Shqipëria thyhet në “Air Albania”, fortesën e pamposhtur të kuqezinjve që nga nëntori i vitit 2022. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo është mposhtur me rezultatin 1-0, duke humbur mundësinë për të marrë kreun e grupit.
Gjeorgjianët realizuan golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 71. Koçorashvili gjeti hapësirë dhe me një goditje nga 30 metra la në vend Strakoshën, duke gjetur golin e avantazhit për të tijtë.
Pjesa e parë nuk pati gol, ndonëse kuqezinjtë u munduan më shumë dhe ishin më kërkues, duke dominuar në lojë.
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në shkallët e stadiumit “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen e radhës së Shqipërisë përballë Gjeorgjisë.
Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël Zaho, teksa pranë tij ishte kreu i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka. Duket se teoria e tersit….



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



