E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i hakërrehet opozitës për skandalin e mbetjeve: Telenovela politike!
Lajme

Rama i hakërrehet opozitës për skandalin e mbetjeve: Telenovela politike!

Kuvendi ka nisur ditën e sotme me interpelancën e kërkuara nga Partia Demokratike me qeverinë. E para është me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në lidhje me mbetjet toksike.

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama i quajti akuzat e PD si ‘Fletërrufe malinje” dhe ‘telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar.

Punimet e Kuvendit nisin në orën 10:00. Fillimisht sipas rendit të ditës do të mbahet interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit ka një sërë pyetjesh për numrin një të qeverisë sa i takon mbetjeve toksike.

Më tej, do diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka, pasi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin e mocionit të çështjes në fjalë.

Përballë eksponentëve të PD do jetë edhe ministrja Belinda Balluku, sa i takon ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe protestave

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.