Vota e emigrantëve, Balla thirrje opozitës: Votoni aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm
Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të votojë aktin normativ që financon regjistrin e votës për diasporën
Në seancën plenare të Kuvendit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës të mbështesë aktin normativ për të financuar ngritjen e regjistrit të votës për emigrantët. Balla theksoi se ky hap është jetik për të garantuar të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhje. Procesi i regjistrimit do të nisë 120 ditë para zgjedhjeve dhe do të mbyllet 60 ditë përpara. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës dhe ripërsëriti angazhimin e qeverisë për ta mbështetur KQZ-në në krijimin e regjistrit. Në fund, Balla ftoi opozitën të votojë pro, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



