E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria humb përsëri pozicione dhe kalohet edhe nga Gjeorgjia në klasifikimin e FIFA-s
Lajme

Shqipëria humb përsëri pozicione dhe kalohet edhe nga Gjeorgjia në klasifikimin e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur pozicione në klasifikimin e FIFA-s falë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë regjistruan një fitore jashtë fushë, por edhe një humbje në shtëpi.

459088711_922994116529763_8952915040727658951_n

Suksesi ndaj Ukrainës në transfertë i dha Shqipërisë pikë të rëndësishme pasi kundërshtari renditej më lart se kuqezinjtë në renditjen e FIFA-s. Por fakti se Shqipëria ka humbur përballë Gjeorgjisë që renditej më oshtë, ka ndikuar negativisht dhe ka frenuar ngjitjen e mëtejshme të Shqipërisë.

Kësisoj, në vend që të fitonte pozicione, Shqipëria ka humbur dy të tilla dhe nga vendi i 66-të, ka shkuar në vendin e 68-të në renditjen ndërkombëtare. Ky është pozicioni më i dobët i Shqipërisë në tre vitet e fundi të saj, ashtu siç ishte edhe në prillin e vitit 2023, kur kuqezinjtë sapo ishin mundur nga Polonia në debutimin e Silvinjos, i cili e mori përfaqësuesen tonë në vendin e 66-të. Renditja më e mirë në drejtimin e trajnerit brazilian është vendi i 59-të në këtë klasifikim, i regjistruar në tetorin e vitit 2023.

Në renditjen aktuale, Gjeorgjia ka kaluar Shqipërinë duke fituar 3 pozicione e duke qenë aktualisht në vendin e 67-të. Çekia gjithashtu ka fituar një pozicion, duke u renditur në vendin e 46-të, ndërsa Ukraina është ngjitur nga vendi i 25-të, në vendin e 24-t në renditjen e FIFA-s pas rezultateve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.