Eurodeputeti Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë
Eurodeputeti Fredi Beleri pas lirimit të tij nga burgu ka dërguar në Gjykatën e Lartë kërkesën për rekurs, duke kërkuar pafajësinë.
Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës.
Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.
Beleri u arrestua në 12 Maj të 2023 për blerje votash dhe u dënua me dy vite burg. Dy javë më parë Beleri u lirua me kusht. Eurodeputeti është shprehur se nuk do të ndalojë derisa të provojë pafajësinë e tij.
Beleri e ka quajtur politike burgosjen e tij
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



