E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armand Duka fal Nazmi Selmanin dhe të tjerët që e kanosën
Lajme

Armand Duka fal Nazmi Selmanin dhe të tjerët që e kanosën

Në  deklaratën e Dukës dorëzuar në prokuori,  kreu i FSHF shprehet se kërkon t’i falë 7 personat të cilët e kishin kanosur për shkak të detyrës. Deklarata e Dukës është bërë më datë 12 shtator dhe është dorëzuar në prokurori. Duka i kërkon organit të akuzës që pas shfaqjes së pendesës nga autorët e kanosjes ndaj tij, ky i fundit kërkon që të falë presidentin e klubit Iliria, Nazmi Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin, Petrit Selmanin, Adolf Selmanin, Artur Selmanin dhe Redian Locin.

“Duke marrë në konsideratë shprehjen e pendesës së tyre dhe të familjarëve të tyre, dëshiroj të shpreh faljen time për shtetasit: Nazmi Isuf Selmani, Brajan Nazmi Selmani, Santiago Nazmi Selmani, Redian Haxhi Loci, Petrit Petrit Selmani, dhe shtetasit Adolf Nazmi Selmani dhe Artur Luan Selmani” shprehet Duka në deklaratën e tij.

Duka shprehet se kërkon nga organet kompetente deklarata falje individuale e tij të merret në konsideratë gjatë hetimeve të kryera, me qëllim shmangien e të gjitha konflikteve dhe promovimit të vlerave të FSHF sipas tij.

Më datë 30 gusht Policia e Durrësit arrestoi presidentin e klubit të futbollit Iliria Nazmi Selmani dhe 4 persona të tjerë, pas kallëzimit të Dukës se Nazmi Selmani e kishte kanosur duke i kërkuar llogari pse djali i tij Gentjan Selmani nuk ishte grumbulluar në Kombëtare. Ndërkohë ditën e sotme Apeli liroi Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, ndërsa tre të tjerët ishin liruar më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.