E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza, shantazhoi të renë, me jep  5 mijë euro ose të publikoj fotot
Lajme

Foto/ Arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza, shantazhoi të renë, me jep 5 mijë euro ose të publikoj fotot

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se përndiqte dhe kanoste një vajzë, të cilës i kërkonte 5 mijë euro që të mos i publikonte video intime.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Dibër, operacioni policor i koduar “Phone fiend”.

Arrestohet një 30-vjeçar i cili dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një shtetase dhe familjarët e saj, për dhënien e shumës 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale. 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Dibër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone fiend”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zviceran.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.