E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatjon Dautajt i sekuestrohet pasuria  për trafik droge dhe pastrim parash
Lajme

Fatjon Dautajt i sekuestrohet pasuria për trafik droge dhe pastrim parash

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt, i cili është arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Bëhet fjalë për një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall.

I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dautaj është arrestuar në Angli me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal.

Gjithashtu, mësohet se janë gjetur rreth 64 mijë paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Prokuroria konfirmoi nisjen e procesit hetimor dhe dorëzimin e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Kush është Fatjon Dautaj?

Dauti nuk është i panjohur për policinë, ai është personazhi i famshëm që shkelmoi derën e PD dhe u bë subjekt sherri mes dy copave të PD, bashistëve dhe berishistëve disa kohë më parë.

Ai u akuzua nga Basha se i nxitur nga Flamur Noka goditi me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Basha tha se ai ka të shkuar kriminale.

Kurse Noka tha se “lajmet për të shkuarën kriminale të atij personi janë shpifje e Lulzim Bashës dhe njerëzve që e rrethojnë”.

Mediat britanike i kanë kushtuar në qershor një artikull një shqiptari që njihej me nofkën “B9” por që emrin e vërtetë e ka Fatjon Dauti (Dautaj).

Sunday Ekspress dhe Ekspress.co shkruanin aso kohe se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe.

Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “boss krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.