E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej prej 22 vitesh për vrasje/ Arrestohet rastësisht 43-vjeçari
Lajme

Kërkohej prej 22 vitesh për vrasje/ Arrestohet rastësisht 43-vjeçari

Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Referuar mediave vendase, shqiptari 43-vjeçar kërkohej prej 22 vitesh për vrasje.

Ai u paraqit mëngjesin e së premtes në Komisariatin e Irakleos në Kretë për të bërë një dokument garancie ku nënshkruante pritjen e babait të tij në Greqi, por nga kontrolli policor rezultonte shtetas në kërkim.

Policia zbuloi se ai kërkohej nga Interpol Tirana për një vrasje të kryer në vitin 1995 në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.