E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Spahiu: Drejtësia penale duhej të fillonte djathtas me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia penale duhej të fillonte djathtas me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vendimin e Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji.

Për emisionin ‘Studio Live’, Spahiu tha se drejtësia do duhej të fillonte me dënimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe jo me Salianjin.

“Në aspektin politik do shprehja një lloj skepticizmi. Jam shumë i habitur që drejtësia penale të nisi nga dënimi i Salinjit, që kurrë s’ka qenë ministër, dhe të mos fillojë nga Berisha e Meta që kanë me dhjetëra dosje penale për vepra penale të kryera gjatë 34 viteve të fundit.

E çuditshme si jepet një vendim ekstrem, dënimi me burg jepet për vepra penal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Salianji s’ka të shkuar penale me probleme penale, vepra penale nuk është as korrupsion pasiv, as korrupsion aktiv, as pastrim parash, as fshehja pasurish, as pastrim i produkteve të veprës penale, as vrasje, a plagosje, vepra penale që akuzohet Berisha e Meta, dosje që kanë më shumë se një dekadë në sirtarët e prokurorisë.

Si mund që Salianji për një vepër penale të shpifjes të mos gjenden masa të tjera dënimi dhe menjëherë të shkohet te dënimi me burg. Ka pasur një gabim taktik nga mbrojta. Mund ti gjenin një taktikë mbrojtje për gjykim të shkurtuar që i çonte në dënim me 6 muaj ose shërbim prove, ose ta kërkonin shërbimin e provës, mund të negociohej me gjykatën për masën e dënimit që do i mundësonte Salianjit një mbrojtje më të mirë vazhdimin e aktivitetin”, tha Spahiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.