Deputeti i PS-së Koçi, flet për vendimi e Apelit për Salianjin: Më vjen keq, s’ndjen kënaqësi të shoh tjetrin në burg! Nuk i shkon një
Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.

Në studion e News24, ai u shpreh se “më i lumturi politikisht është Berisha”, duke theksuar se kreu i PD-së do ta shfrytëzojë për kaos dhe rrëmujë.
Petro Koçi u shpreh se ndjen keqardhje për vendimin, teksa shtoi se “nuk ndjek kënaqësi të shoh tjetrin në burg, nuk i shkon një politikani”.
“Më i lumturi politikisht është Berisha, sepse tani ka një alibi në dorë që këtë situatë ta shfrytëzojë për të shkaktuar sa të jetë e mundur kaos, rrëmujë e trazira, jo më për Berishën, por për një tjetër.
Është thjesht një alibi. Për një koleg më vjen keq, nuk ndjej kënaqësi të shoh tjetrin në burg, e kam provuar vetë është një gjë që nuk i shkon një politikani, ose një njeriu të zakonshëm.
Por mendoj e vendimi i gjykatës, ka lidhje me një provë të falsifikuar, jo thjesht me faktin dhe një proces denoncimin. Është fabrikuar një provë, është ky thelbi”, tha deputeti socialist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



