E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Antikomunistët i bashkohen thirrjes së opozitës për protestë, kanë një mesazh për shqiptarët
Lajme

Antikomunistët i bashkohen thirrjes së opozitës për protestë, kanë një mesazh për shqiptarët

Thirrjes për protestë të opozitës i është bashkuar edhe Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë.

Përmes një deklarate për mediat kjo shoqatë ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin ditën e hënë në protestë, dhe të mos lejojnë këtë qeveri që të rikthejë sërish regjimin e diktaturës.

Ja deklarata e plotë:

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Thirrje

Bashkë kundër rivendosjes se diktaturës

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë u bën thirrje te gjithë te përndjekurve te komunizmit dhe gjithë shqiptareve qe duan e besojnë ende te liria e demokracia t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita politike ditën e hënë në 09.30 para Kuvendit te Shqipërisë .

Ne te përndjekurit politikë antikomunistë e dimë me mire se kushdo tjetër se çfarë do të thotë rikthimi i diktaturës pasi pasojat e saje me shume se çdo shqiptar tjetër i kemi provuar ne shpinën tone për 50 vite te pushtetit diktatorial te etërve politik ,juridik e gjenetike te bijve që po tentojnë të bëjnë sot të njëjtën gjë. Ne e dimë mirë se vënia nen kontroll politik të qeverise së institucioneve kushtetuese ,sidomos drejtësisë është akti kryesor i vendosjes se një diktature dhe Prokurori i Përgjithshëm që qeveria kërkon ta emëroje ne shkelje te Kushtetutës është pa dyshim një i tillë.

Sot Shqipëria me shume se kurrë ne 27 vite post komuniste ndodhet ne prag te kthimit de jure të diktaturës . Ne mënyre te përsëritur qeveria po demonstron çdo ditë se po kthen diktaturën komuniste de fakto dhe de jure . Sot ne krye të Kuvendit, që po realizon puçin kushtetues te kapjes politike te kreut te akuzës shqiptare, është një ish drejtues i larte i diktaturës, shefi i policisë kriminale sekrete të sajë Sigurimi i Shtetit qe ishte ne fakt edhe akti i pare, de fakto,qe paralajmëroi përpjekjet e qeverise për rikthimin e diktaturës ndërkohe që parlamenti qeveria, administratat , drejtësi etje janë te mbushura me autorë të krimeve të komunizmit e pinjollë gjenetike e politike të tyre .

Raporti me lirinë dhe drejtësinë është ai që përcakton formën e regjimit dhe qeverisjes dhe ky raport i qeverise dhe shumicës aktuale parlamentare qartësisht nuk ka lidhje me lirinë demokracinë e shtetin ligjor.

Ne te përndjekurit politike antikomuniste si pjesa e kombit qe e kuptoi dhe reagoi deri ne sakrifice ndaj diktaturës komuniste te etërve qe nga fillimi i sajë në vitin 1944 kemi aftësinë dhe kurajën ta kuptoje e ta kundërshtoje edhe diktaturën e re qe po tentojnë te rikthejnë bijtë ,prandaj do te jemi te gjithë në proteste te hënën dhe ne çdo përpjekje tjetër për te ndaluar rikthimin e diktaturës .

Ne antikomunistët e përndjekur politikë i bëjmë thirrje kreut te PD z. Basha dhe krejt opozitës, te jenë serioz dhe e besueshëm në protestën e thirrur prej tyre dhe përpjekjeve të tjera për garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor te kërcënuar seriozisht nga veprimet antikushtetuese e antidemokratike te qeverisë.

Ne si gjithmonë , do jemi në krye te përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë dhe për këtë kemi dhënë prova deri ne vetëmohim por do të konsiderojmë tradhti e thikë mbas shpine çdo veprim ,kompromis apo tërheqje të opozitës në dëm te lirisë ,demokracisë e shtetit ligjor . Mbrojtja e lirisë dhe demokracisë është një mision me të cilin nuk mund te behet asnjë kompromis sido  dhe ngado qe te vijë ai .

Të bindur që antikomunistet e përndjekur politikë do te jene masivisht pjesë e protestës ,ditën e hënë u bëjmë thirrje te gjithë shqiptareve normale të bashkohen me ne nën moton : Jo rikthimit te diktaturës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.