E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita i vë flakën karrikeve para Kuvendit duke paralajmëruar protesta dhe kaos në vend
Lajme

Opozita i vë flakën karrikeve para Kuvendit duke paralajmëruar protesta dhe kaos në vend

https://www.instagram.com/reel/DAi8kHjtDnt/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Opozita ka rinisur avazin e një viti më parë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, seanca e sotme plenare ka qenë një seancë kaosi dhe tensionesh, ndonëse duhej të ishte një seancë dedikuar qytetarëve.

Në shenjë proteste për dënimin e Ervin Salianjit, opozita ka vënë në zbatim sot planin e mosbindjes civile, duke krijuar tensione në seancë. Deputetët u rikthen te metodave vjetra, çka sinjalizon se do të jetë një vjeshtë e nxehtë politike.

Sapo nisi seanca, deputetët u mblodhën te foltorja, duke hedhur sende të forta ndaj Elisa Spiropalit. Po ashtu u dëmtua një monitor, teksa pati sulme, akuza dhe fyerje. Më pas deputetët e opozitës morën secili karriget dhe dolën jashtë sallës. Karriget i grumbulluan në oborr dhe më pas u vunë flakën.

Rikthehet kaosi politik në vend/ Opozita sulmon me sende të forta

Pas djegies së karrigeve, deputetët u rikthye në sallë, duke lëshuar akuza ndaj mazhorancës. Të bërtiturat e Gazment Bardhit dhe të Flamur Nokës ishin të shumta. Më pas ndërhyri kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili kërkoi pushim, pasi sipas tij nuk mund të vijohej kështu.

Ndërkohë nga sot Ervin Salianji nuk është më deputet. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi humbjen e mandatit, duke ju referuar nenit 71 t5ë Kushtetutës, i cili shprehet: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.

Ndërkohë, pas një jave nis destabilizmi social. Më datë 7 tetor opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare. Por ndryshe nga herët e tjera, kjo protestë pritet të shoqërohet me bllokime rrugës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.