Ilir Binaj është emëruar këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së ditës së sotme.
Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ka qenë Ceno Klosi, i cili dha dorëheqjen pasi u emërua zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Klosi drejtonte Tatimet që prej tetorit të 2021-shit dhe dha dorëheqjen në qershor të këtij viti.
Pas largimit të Klosit, në krye të kësaj drejtorie u komandua Elidjana Celaj.
Tashmë, Drejtorinë e Tatimeve kryeministri Edi Rama ia ka besuar Binajt.