E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëri foto me Trump, Këlliçi ironizon Ramën dhe Bashën
Lajme

Bëri foto me Trump, Këlliçi ironizon Ramën dhe Bashën

Pas gati dy javësh vizitë në SHBA, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka arritur të sigurojë një foto me Donald Trump.

Në një postim në Facebook, zoti Këlliçi falenderon Trump që gjeti kohë, pavarësisht fushatës së ngjeshur, për të dëgjuar rreth Shqipërisë. Megjithatë, ai nuk zbulon detaje se cilat shqetësime specifike ka ndarë me kandidatin për President të SHBA.

Në mënyrë ironike, Këlliçi ka shkruar se nuk ka paguar asnjë lek për foton, duke theksuar “0 lek, vetëm një buzëqeshje”. Kjo duket të jetë një referencë ndaj fotove të Edi Ramës me Obamën dhe Lulzim Bashës me Trump, për të cilat janë paguar mijëra euro dhe kanë qenë objekt hetimesh. Përveç çështjes së pagesës, kritikat për foto të tilla shpesh lidhen me pyetjen nëse ia vlen gjithë ky mundim për një foto që nuk ka ndonjë vlerë të madhe për të motivuar shqiptarët. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse zoti Këlliçi ka diskutuar me Donald Trump për çështjen e shpalljes “non grata” të Sali Berishës, vendim ky i marrë gjatë administratës së Trump ndaj kryetarit demokrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.