E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali, 37-vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë në sy të djalit të tij
Lajme

Itali, 37-vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë në sy të djalit të tij

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Pisa të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Beni Arshiaj, 37 vjeç, ishte i martuar me dy fëmijë.

Atentat shqiptarit në Itali, 37-vjeçari ekzekutohet me plumb në

Vrasësit e qëlluan nga një motor dhe u larguan me vrap

Ai po kthehej në shtëpinë e tij kur dy persona me një motor e vranë dhe më pas u larguan shpejtësi.

Ai ishte në furgonin e tij kur ndodhi gjithçka. Alarmi u ngrit nga një grua që dëgjoi disa të shtëna që shpërthyen në rrugë.

Më pas ajo thirri gruan e tij që doli me njërin nga fëmijët, duke humbur menjëherë ndjenjat nga skena që pa raporton Corriere.

Nga një hetim fillestar duket se dy vrasësit ndodheshin në një motoçikletë dhe më pas u larguan nëpër rrugët e qytetit.

Tashmë Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.
Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes shkruajnë mediat fqinje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.