E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim me shefat e komisariateve të Tiranës para protestës së opozitës
Lajme

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim me shefat e komisariateve të Tiranës para protestës së opozitës

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me drejtorin e Tiranës Tonin Vocaj dhe me shefat e komisariateve në kryeqytet.

Bëhet me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar rreth masave e ndërmarra për protestën e opozitës, që do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00.

Kryepolici, Ilir Proda ka bërë thirje që efektivët të mos provokohen nga protestuesit dhe të ndërhyjnë vetëm në rast nevoje.

Proda theksoi se duhet të dokumentohen dhe të filmohen të gjitha veprimet e paligjshme të qytetarëve dhe personat me precedentë të mëparshëm të mbahen nën vëzhgim.

Rreth 1 mijë forca policie do të jenë në gadishmëri pasditen e sotme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës dhe disa akse rrugore do të bllokohen deri në përfundim të tubimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.