Belind Këlliçi flet për protestën: Tubimi do përshkallëzohet, do protestojmë deri në PE dhe KE
Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në një intervistë në emisionin Open në News 24 tha për protestën e opozitës se ishte hapi i parë i mosbindjes civile.
Këlliçi u shpreh se protesta e PD do të përshkallëzohet. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në narko-shtet.
Belind Këlliçi: Kjo polici është e mbushur me kriminelë. Kjo polici na jep informacione. Janë sulmuar me gaz lotsjellës disa protestues. Ka pasur një sulm nga policia.
Sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile. Aktet e sotme janë asgjë, në raport me atë që e pret maxhorancën.
Kjo është goditje me pambuk në raport me atë që e pret maxhorancën, nëse nuk reflekton. Kjo protestë do përshkallëzohet në ditët në vijim, nëse qeveria nuk reflekton. Në ditët në vijim do të informojmë për protestë të ardhshme. Protesta do zhvillohet edhe para Parlamentit Europian, edhe para Komisionit Europian. Shqipëria është një narko-shtet.
Belind Këlliçi tha se ekziston mundësia që opozita të mos futet në zgjedhjet e vitit 2025. Në emisionin Opinion Këlliçi u shpreh se nëse nuk mundësohen zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike, opozita nuk do të pranojë të vazhdojë me pjesëmarrjen në procese zgjedhore të manipuluara.
Ndërsa tek “Opinion” Këlliçi deklaroi se “Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi tek kasapi. Një proces të montuar elektoral nuk marrim më pjesë.”
Opozita kërkon qeveri teknike si garanci.
Blendi Fevziu: Po më thua që ju nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?
Belind Këlliçi: Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kjo nuk do të thotë vetëm protesta, por reagim shumë herë më të fortë nga se keni parë deri më sot në parlamentin e Shqipërisë, në atë Evropian për t’i ndërgjegjësuar që në Shqipëri drejton vendin kreu i kartelit të drogës që quhet Edi Rama.
Ne nuk do të presim 4 muaj. Në këto 7 muaj ne do të bëjmë gjithçka në Tiranë dhe jo vetëm, për të mundësuar qeverinë teknike. Ne nuk mundet të pranojmë më votime në Shqipëri. Të vendosur më shumë se kurrë për të mos shkuar në një proces zgjedhor që mund të garantojë mandatet e opozitës, por jo ndryshimin që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sali Berisha është në krye të PD-së dhe “po” është “po” dhe “jo” është “jo”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



