E trishtë/ 37-vjeçarja dhe foshnja e saj ndërruan jetë të hënën
Kishte lindur gjatë fundjavës
37-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë në QSUT.
Një nënë 32 vjeç ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në QSUT, pak kohë, pasi ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Raportohet se gruaja kishte lindur ditën e shtunë, por pas lindjes ka shfaqur komplikacione.
Për pasojë ajo ka ndërruar jetë ditën e djeshme së bashku me foshnjën.
reja është nga fshati Shëngjergj i Tiranës dhe pas komplikacioneve pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është dërguar në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë. Pak para saj kishte ndërruar jetë foshnja.
Ende nuk ka një reagim nga policia apo spitali, mbi shkaqet e vdekjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



