E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy  vëllezërit shqiptarë i ngritën kurth  kushëririt që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri
Lajme

Dy vëllezërit shqiptarë i ngritën kurth kushëririt që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri

“Le të harrojmë. Ka ndodhur kur ishim fëmijë të vegjël”, “Nuk kemi harruar asgjë. Nuk e kemi kapërcyer dhe s’po vazhdojmë dot përpara”, kanë qenë debati i fundit mes dy vëllezërve nga Shqipëria dhe kushëririt të tyre 28-vjeçar, pak para krimit në pedonalen e rrugës “Çanion” në Kypseli të Greqisë.

0e1b16fa0196469185230d941ed7f89f

Pas vrasjes së Denis Lokës, sipas asaj që pretendojnë dy vëllezërit, fshihet një e kaluar tronditëse abuzimi seksual. Enis dhe Aleksandros Loka, respektivisht 17 dhe 19-vjeç, kanë pretenduar se viktima i ka përdhunuar kur ishin vetëm 5 dhe 6 vjeç.

Hetuesit po përpiqen të mbledhin prova që do të vërtetojnë pretendimet e dy autorëve, por diçka që për momentin duket se është e vështirë, pasi të rinjtë nuk kanë folur me askënd për makthin që kanë përjetuar në fëmijëri.

Mësohet se nëna e tyre, kur zbuloi makthin e përjetuar nga dy djemtë e saj, tentoi t’i jepte fund jetës.

Dy autorët, të cilët do të dalin ditën e premte në gjykatë, u akuzuan për vrasje me dashje.

Gjithçka ndodhi pak para orës 23:00 të së hënës mbrëma (7 Tetor). Dy vëllezërit kishin lënë një takim me 28-vjeçarin, sapo zbuluan se ai kishte shkuar në Greqi.

Të vendosur për ta vrarë, ata u kthyen shpejt nga fjalët në veprime dhe sulmuan kushëririn e tyre.

Video nga një kamera sigurie filmoi momentin kur autorët nxjerrin thikat dhe godasin 28-vjeçarin, i cili tenton të ikë i gjakosur.

Një nga goditjet në qafë i shkaktoi vdekjen 28-vjeçarit. Viktima ka shkuar deri në rrugën e Patisionit, ku policia e ka gjetur në një pellg gjaku.

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.