E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Salianjit: Presim që Gjykata e Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit, sepse është dënim politik
Lajme

Avokati i Salianjit: Presim që Gjykata e Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit, sepse është dënim politik

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho tha se janë tërhequr nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës dhe se presin një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë.

 ‘Kërkesa e sotme ishte pa objekt dhe ne hoqëm dorë nga ajo. Presim kërkesën e dorëzuar në GJL, që do gjykohet më 15 tetor, pasi mjeti procedural aty është i arsyeshëm për ti gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga gjykata e lartë’- tha Braho.

Po ashtu Braho ka folur edhe për takimet me Salianjin, duke thënë se ai është i qetë, duke theksuar se vendimin e dënimit politik do ta çojë deri në fund.

 ‘Gjatë takimeve është i qetë, është një çështje që ai e zgjodhi vetë. Të gjithë personave kur i kufizohen liritë kanë edhe problematiken e ekzekutimit të vendimit, por duke qenë se ai po vuan një dënim politik do ta cojë deri në fund.

Nga gjykata e  lartë  presim pezullimin për shkak të atyre rrethanave.

Bëhet fjalë për një denoncim publik, vendimi i apelit nuk është zbardhur dhe nuk i dimë arsyet pse është lënë në fuqi vendimi i shkalles së parë.

Duke qenë se Salianjit nuk i është zëvendësuar mandati, ne presim që të marrin parasysh këtë çështje dhe presim që të marrë parasysh këto çështje dhe të vendosë pezullimin e ekzekutimit’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.