E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti i shkaktuar nga bora/ Ja detajet e reja
Lajme

Aksidenti i shkaktuar nga bora/ Ja detajet e reja

Detaje të reja janë publikuar për aksidentin e ndodhur disa çaste më parë në aksin Bulqizë-Peshkopi.

Nga të dhënat mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti, ku është përplasur automjeti tip “benz”, me targa AA 257 SS, me drejtues shtetasin A.B, banues në Fushë-Bulqizë, me automjetin tip “ford”, me targa AA 461 RK, me drejtues shtetasin A.L, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja L.L, që udhëtonte me shtetasin A.L,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore  në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një manovrim i gabuar  nga drejtuesi i automjetit tip “benz”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.