E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çekët përdhosen simbolet kombëtare; tifozët sulmohen jashtë stadiumit (Video)
Lajme

Çekët përdhosen simbolet kombëtare; tifozët sulmohen jashtë stadiumit (Video)

Sport12 Tetor 2024, 08:35
Skandali/ Çekia “hakmerret” ndaj Shqipërisë edhe

Përdhosja e simboleve kombëtare në Epet Arena

Kombëtarja shqiptare përveç humbjes 2-0 kundër Çekisë në Pragë, ka marrë edhe në goditje në shkallët e stadiumit “Epet Arena”.

Tifozët e Çekisë pas njërës prej portave kishin vendosur 3 flamuj të Shqipërisë me kokë poshtë me shenjën ‘X’ në mes.

Skandali/ Çekia “hakmerret” ndaj Shqipërisë edhe

Veç saj, harta e Kosovës ishte nën flamurin serb, gjë që nxiti reagime të shumta. Për këtë situatë nuk kanë munguar as përleshjet në stadium.

Tifozat Kuq e Zi kanë tentuar të vendosin “nderin në vend”, duke u përballur me rivalët.

Nga pamjet duket qartë se ka pasur një përleshje në stadium dhe jashtë tij pas ndeshjes, duke u dashur ndërhyrja e policisë dhe sigurisë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë për përdhosjen e simboleve kombëtare gjatë gjithë takimit, FSHF ka reaguar duke thënë se do bëjnë ankesë në UEFA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.