Jepet kësti i dytë për viktimat e 21 janarit/ 525 mijë euro për secilën familje
Qeveria shqiptare ka përcaktuar një këst të dytë dëmshpërblimi për familjet e 4 viktimave të 21 janarit 2011. Kësti i parë është dhënë më 18 janar të këtij viti.
Janë plotë 970 mijë euro, të akorduara për familjet e viktimave, në veçanti 525 mijë euro për çdo familje.
Qeveria ka argumentuar se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës.
Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin, Agim Llupo me 3 vjet.
Kujtojmë këtu se viktimat e 21 janarit 2011 janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



