Oligark Rrokut i jep miliona, pensionistëve “Noc Rrokun”

Për gjashtë muaj rresht, qeveria jonë e dashur vendosi të na mbajë në krahët e saj me një “super-lajm”. Lajmi i madh? “Rritja më e madhe e pensioneve në 30 vite!” – që në fund rezultoi të ishte… një indeksim prej 4.1%. Pensionistët morën nga 13 deri në 23 lekë në ditë!
E si mund të harrojmë deklaratat madhështore të Ramës nëpër mitingje e televizion?
As Grida Duma nuk e zbuloi kuptimin e “‘Noc Rrokut” gjatë një interviste me kryeministrin:
“Vetëm PS i rrit pensionet, të tjerët ju japin ‘Noc Rrokun’” – dhe ja ku jemi, në vitin 2024, pensionistët morën pikërisht atë premtim të sinqertë: një “Noc Rrokun” të plotë, të freskët, të garantuar! Me këto 23 lekë shtesë në ditë, më në fund po e përmbushim ëndrrën e madhe: të blejmë një karamele në dyqanin e lagjes.
Ndërkohë, qeveria nuk i harron miqtë e saj. Rrok Gjoka, oligarku më i dashur i shtetit, ka përfituar “vetëm” 31 milionë euro në tendera për rrugë, ujësjellësa dhe një tunel që, sipas statistikave, do të lidhet drejt e me xhepat e tij të thellë.
Më 18 shtator, qeveria shpërndau 17 milionë euro për pensionistët – 17 milionë që u shpërndanë mes 791 mijë njerëzve.
Pra, në fund të ditës, nuk është se qeveria nuk kujdeset për të moshuarit. Ajo kujdeset, por në mënyrën më krijuese të mundshme – duke shpikur forma të reja të “Noc Rrokut” me çdo vendim. Bravo, qeveri!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



