E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe i kthehet Shehut: Ankoheni për gardhin, por unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend
Lajme

Braçe i kthehet Shehut: Ankoheni për gardhin, por unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend

Deputeti i PS, Erion Braçe i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjëherë që në 1991.

Braçe i ka kujtuar Shehut se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim.

Braçe tha se “në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend”, duke shtuar se jemi sulmuar nga kreu i PD.

“Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.
Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.
Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike”, tha Braçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.