E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet me ministren e tij  Pirdeni  për integrimin në BE: Objektivi im ishte 2030 që në fillim
Lajme

Rama flet me ministren e tij Pirdeni për integrimin në BE: Objektivi im ishte 2030 që në fillim

Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e ftuar në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama e ka konsideruar si një moment mjaft të rëndësishëm çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian.

Pirdeni kujton momentin kur në vitin e vështirë të pandemisë, Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë në atë kohë, e ka kontaktuar dhe i ka propozuar për t’u bashkuar me skuadrën që do të punonte për integrimin e vendit në BE.

“Ishte një muzikë e padëgjuar për veshët e mi, pasi unë isha në botën akademike dhe nuk e kisha menduar fare se mund të përfshihesha në politikë, qoftë edhe sa i takon proceseve integruese”, tha Pirdeni.

Kryeministri Edi Rama tha se e mban mend këtë moment kur nisi ngritja e skuadrës me të rinj dhe të reja.

Pirdeni e konsideroi një proces shumë surprizues për potencialin që qëndronte i fshehur diku dhe që u shfaq gjatë atyre negociatave me Brukselin për 33 kapitujt.

“Ishte një proces në nivel njerëzor i jashtëzakonshëm, Në administratë kemi thesare, na lexohej në sy entuziazmi”, tha Pirdeni.

Kryeministri u shpreh se ishte mosbesues se nga ana e administratës do të kishte një përgatitje të tillë. “Ishte diçka e pazbuluar nga unë, kisha rënë edhe unë pre të atyre komenteve për administratën. Por ky proces na tregoi se kemi kapacitete”, tha Rama.

Në vijim ai u shpreh se BE nuk është perfekt, ka nevojë për tu rimenduar në funksion të projektit, por ka një gjë që shqiptarët e mbështesin BE, ne në qindra vjet s’kemi pasur mundësi të zgjedhim, për ne kanë zgjedhur të tjerët.

“Ne patëm mundësinë për zgjedhje kur na muri i Berlinit dhe ne zgjodhëm”, tha Rama. Ai u shpreh se për herë të parë po ngremë një rend ligjor demokratik. “Rendi ligjor do të thotë që të gjithë të jemi të barabartë para ligjit dhe demokracia funksionale, por ky procesi është një rrugë me dy korsi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka kërkuar që në fillim që të ecim me reformat dhe të përmbushim sa më shumë detyrime.

“Unë iu thosha që s’ka rëndësi nëse na i pranojnë ose jo kërkesat për hapjen e negociatave, unë ju thoja ecim që kur të ulemi në tryezë të kemi bërë sa më shumë. Objektivi im që në fillim ishte 2030”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka konsideruar bashkimin e Shqipërisë me Europën një rrugë me dy korsi.

edi rama1“Është korsia e përditshme e reformave e masave, vlerësimeve faktike nga Komisioni Europian dhe politike, sepse është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama në podkastin “Flasim”.

Kreu i qeverisë shtoi se “Ne kemi parë që ndërkohë që negociatat përsa i përket të detyrave tona dhe vlerësimit të komisionit janë rekomanduar të fillojnë, dera na ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë”.

Por, Rama theksoi se Shqipëria e ka kapërcyer të gjithë vargmalin e pengesave që i dolën përpara dhe është ulur në tryezë me 27 vende anëtare të BE për çeljen e negociatave.

Ai shtoi se tatëpjeta është ende e lartë, por “edhe afati është i përcaktuar, Shqipëria 2030”.

Edi Rama: Në javën kur Shqipëria e ka kapërcyer të gjithë vargmalin e pengesave që i dolën përpara dhe është ulur në tryezë me 27 vende anëtare të BE, për të negociuar anëtarësimin. Uljen përfundimtar në sofrën e familjes europiane, një ëndërr shumë shekullore, shumë e mundimshme në formën e vështrimit nga horizonti i penguar i detit dhe shumë sfiduese në formën e një rruge mbi 30-vjeçare për tu ngjitur në atë majë, që tanimë besoj duket, tatëpjeta është ende e lartë, por edhe afati është i përcaktuar, Shqipëria 2030.

Mu desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura sepse të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë.

Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane.

Unë nuk i ndjek, dihet botërisht që nuk i ndjek debatet në studio, marr një rezyme të shkurtër për gjërat që janë të rëndësishme, por kam pamundësi fizike që të mund të jem në gjendje për punë po të ndjek atë lemeri. Nga çfarë pashë në atë moment, kuptova që është e nevojshme që publiku të informohet sepse ka një mjegull, një keqkuptim, një përzierje llafesh.

Ky proces është shumë teknik dhe mund të jetë i mërzitshëm, mundohemi të japim idenë që Bashkimi me Europën është rrugë e dy korsi.

Është korsia e përditshme e reformave e masave, vlerësimeve faktike nga Komisioni Europian dhe politike, sepse është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive.

Ne kemi parë që ndërkohë që negociatat përsa i përket të detyrave tona dhe vlerësimit të komisionit janë rekomanduar të fillojnë, dera na ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.