E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Pak se merreni çdo ditë me nuse e dhëndurë, por janë edhe këta që ua bëjnë ditën natë
Lajme

Rama: Pak se merreni çdo ditë me nuse e dhëndurë, por janë edhe këta që ua bëjnë ditën natë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pensionistë, nuk i ka kursyer edhe batutat.

Duke folur për nivelin e pensioneve ai u shpreh se është absurde kërkesa e disave që pretendojnë se pensionet mund të rriten me uljen e rrogave të deputetëve.

Kreu i qeverisë shtoi se kushdo që fiton më shumë paguan më shumë në kontribute për pensionet.

“Ishte vetëm një indeksim ligjor që nuk varet nga dëshira jonë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për ta bërë 4 shtatë.

4.1 përqindëshi, që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 mln euro. Ata që thonë ulini rrogat deputetëve e jepuani pensionistëve, më ngjan me atë që mirë gjithë dita që ju kalon duke u marr me nipër e mbesa, me nuse e dhëndurë, por dalin dhe këto në televizor që ua bëjnë ditën natë.

Është absurd, nuk ka lidhje fare. Ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.