E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta para Parlamentit Europian, Paloka: Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi në diktaturë
Lajme

Protesta para Parlamentit Europian, Paloka: Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi në diktaturë

Demokrati Edi Paloka, nga protesta para Parlamentit Europian, u shpreh se synimi i tyre është sensibilizimi ndërkombëtarëve për situatën në vendin tonë, duke shtuar se Shqipëria është në diktaturë.

paloka

“Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri.

Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.

Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve.

Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata”, tha Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.