E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi flet pasi GJKKO e la Metën në burg: Drejtësia e kastruar!
Lajme

Kryemadhi flet pasi GJKKO e la Metën në burg: Drejtësia e kastruar!

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbarimit të seancës në GJKKO për vlerësimin e masave ndaj saj, kreut të PL-së, Ilir Meta, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Deputetja Monika Kryemadhi ka marrë nën mbrojtje ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta dhe ka sulmuar avokatin Genc Gjokutaj.

Kryemadhi u shpreh se nuk priste ndryshim të masave të kërkuara nga SPAK, pasi u zbatua parimi, gjykata vendos çfarë thotë prokurori.

Sipas deputetes Kryemadhi, akuzat ndaj Ilir Metës nuk kanë asnjë lloj lidhje me të.

‘Ja sqarova prokororisë të gjitha gjërat, edhe gjyqtari u shokua po nuk e ka forcën për të ndryshuar  vendimet e prokurorisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika por në fakt marrin në burg Ilir Metën’, u shpreh Kryemadhi para GJKKO-së.

Kryemadhi: U zbatua parimi, gjykata vendos çfarë thotë prokurori. Për zotin Pirro detyrim paraqitje sepse është i sëmurë. Po ta shikoni e gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Monika, Ilir Meta. Nuk kishim ndonjë shpresë që mund të kishte ndryshim. Drejtësia e kastruar. E vështirë është për gjyqtarët që të dalin kundër prokurorisë sepse siç intimidon njerëzit do intimidojë dhe gjyqtarët. Nxorëm ato që kishim për t’ua thënë dhe ua thamë në sy dhe nuk e ngrinin dot kokën.

Qëndrimi dhe argumenti im që për hir të vërtetës edhe prokurorët e SPAK është që për çdo gjë që akuzohe Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. U vërtetua që çyshtja Cez-Dia e Ilir Metës ka filluar në janar të 2018, pra 6 vjet që është dosja. Duke pasur se nuk ka asgjë çështja Cez-Dia e kanë bashkuar me akuzat e mia dhe ishte shumë qesharake kur prokurori tha që Monika Kryemadhi që ka hequr mitrën në 27 maj të 2019 në bashkëpunim me Ilir Metën, Ilir Meta nuk është as kirurg. Kjo është prokuroria dhe drejtësia. As në spital nuk më ka ardhur për të më vizituar sepse do merrej me reformën në drejtësi.

Ja sqarova prokororisë të gjitha gjërat, edhe gjyqtari u shokua po nuk e ka forcën për të ndryshuar  vendimet e prokurorisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika por në fakt marrin në burg Ilir Metën.

Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm por duan ta bëjnë me urdhër të Edi Ramës.

Deputetja Monika Kryemadhi ka marrë nën mbrojtje ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta dhe ka sulmuar avokatin Genc Gjokutaj.

Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme nga GJKKO se Gjokutaj është avokat jo serioz.

Ajo deklaroi se Gjokutaj duhet të kishte kërkuar detyrim paraqitje për Metën dhe duhet të kishte dërguar atë në burg.

“Sapo i thashë Gjokutajt je avokat jo serioz, duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Metën, arrest me burg për mua”, tha deputetja.

Kryemadhi theksoi se Meta është i pafajshëm dhe po bën burg për shkak të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.