Sekretari i PL-së Blushi flet për përplasjet me Dumanin në gjyq: Ilir Meta i ka çmontuar nga brinjët!
Qytetarët të rezistojnë përballë mafies shtetërore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar në një deklaratë për mediat përplasjet mes ish-presidentit Ilir meta dhe kreut të SPAK, Altin Dumani një ditë më parë në sallën e gjyqit në GJKKO.
“Zoti Meta i ka çmontuar nga brinjët dje në sallën e gjyqit, se ata nuk janë prokurorë, janë terroristë”, tha Blushi.
Ai tha më tej se në sallën e gjyqit prokurorët kanë pretenduar të kundërtën e arrestimit të Metës, që sipas tij, është dhunuar dhe rrëmbyer.
Tedi Blushi: Edhe në sallën e gjyqit, këta prokurorë mafiozë, ish hetuesi i komunizmit, Arben Kraja me në krye krye terroristin Dumani, përfshirë dhe atë prokurorin kallp, pretenduan të kundërtën e një fakti të njohur botërisht tani. Rrëmbim dhe dhunimi i presidentit Meta, e kanë parë gjithë shqiptarët. Zoti Meta i ka çmontuar nga brinjët dje në sallën e gjyqit, se ata nuk janë prokurorë, janë terroristë.
Kujtojmë se dje (23 tetor), në nisje të seancës për rikonfirmimin e masave të sigurisë për Metën, Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



