E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbje e madhe për  emisionet politike: ‘Hazërxhevapi’ Plarent Ndreca  do t’i  mungojë ekranit
Sot

Humbje e madhe për emisionet politike: ‘Hazërxhevapi’ Plarent Ndreca do t’i mungojë ekranit

Naim  Noka

Një lajm i trishtë për të gjithë emisionet politike: Plarent Ndreca e shumta  mund të jetë dhe këtë javë  dhe  pastaj ka për të na munguar  gjatë në ekranet e TV-ve, mbrojtësi më i flaktë   i  “kauzës së madhe” të qeverisë.

Pa të, tavolinat e debateve rrezikojnë të kenë një boshllëk të madh – një mungesë që do ta ndiejnë i madh e  i vogël gjatë emisioneve politike !

Tani që Ndreca është nën akuzë nga SPAK për tendera “me dashuri dhe përkushtim,” moderatorët do të përballen me dilemën e madhe: kush do të flasë tani me zjarr për tenderat dhe prokurimet pa garë?

Imagjinoni skenën:  studio e “opinionit” dhe Fevziu që nuk do të ketë me Plarentin për të shpartalluar këdo  opozitar apo gazetar, që përmend korrupsionin e qeverisë Rama.

Deputeti i PS, Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza

Gjithmonë hazerxhevap, deputeti Ndreca  nuk ja përtonte asnjërit. Merre me mend  jo vetëm kolegët deputetë por dhe  analistët që shëtisin nga Grida te Blendi apo nga Ylli tek Eni,  do të jenë pak më të lehtësuar sepse nuk do kenë me përballë,  elekuencën dhe klasin që fshihej pas syzeve të Plarentit.

Vallë kush do ta mbrojë qeverinë tani? Kush do të shpjegojë “hiletë” ligjore si diçka krejt normale? Si do shpjegohet tani që tenderat “Na dalin edhe  nga kontrolli” në favor të atyre klientëve besnikë, që kujdesen për qeverinë ashtu siç qeveria kujdeset për ta?

Gjithsesi, është  e padrejtë  që SPAK-u të mbajë Ndrecën për shumë kohë larg ekranit, ndaj moderatorët Fevziu, Duma, Vasili, Rakipi etj, duhet të përgatiten për sfidën e vërtetë: si ta mbajnë gjallë spektaklin e politikës pa “kampionin e garës së prokurimeve Plarent Ndreca”? Meqë Plarenti po përballet me pasojat e “dashurisë për tenderat,” ndoshta  dikush tjetër duhet të dalë sa më shpejt nga radhët e PS -së që të paktën të mos mbetet bosh nëpër emisione vendi që po lë Plarenti.

Kandidatë për SPAK  mund të gjejmë me lopatë në institucionet tona  por  ma besoni ; polemist dhe avokat  si deputeti Plarent Ndreca nuk do vijë me as opinionit publik, as socialistëve për shumë kohë.
Le ta qajnë  me lot dhe opozitarët  këtë largim të beftë  dhe kaq para kohe  të polemizuesit më të madh që ka parë ky vend, nga sheshi i debatit publik.  Dashtë zoti dhe nuk ngelet  gjatë vendi bosh që ka për të  lënë pas Plarenti në emisionet politike, se audiencën e tyre e mori lumi….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.