E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Përleshje për pronësi mes 2 familjeve në Torovicë, babë e bir plagosin rëndë me kosore 47-vjeçarin!
Lajme

Lezhë/ Përleshje për pronësi mes 2 familjeve në Torovicë, babë e bir plagosin rëndë me kosore 47-vjeçarin!

Lezhë- Konflikti mes familjeve me motive pronësie, ka përfunduar në përleshje me sende të forta e prerëse, dhe për pasojë një prej tyre përfundoi i plagosur rëndë në spital

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Balldresë, në fshatin Torovicë, në Lezhë, mbrëmjen e sotme (27 Tetor). Dy persona, Sokol dhe Nikolin Boga, babë dhe bir, janë përleshur me një 47-vjeçar.

Ky i fundit po merr mjekim në spitalin e qytetit dhe ka dëmtime serioze nga një mjet prerës bujqësor, kosore. Po kështu i lënduar mbeti edhe Nikolin Boga, kurse i ati u arratis nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. I biri po mjekohet dhe më tej do shoqërohet në Komisariat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.