E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/ Po i vendoste tritol një makine , humb jetën 24-vjeçari
Lajme

Elbasan/ Po i vendoste tritol një makine , humb jetën 24-vjeçari

Tritoli i shpërthen në duar

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit në lagjen e ish-Kombinatit të drurit.

I riu ka humbur jetën, pasi lënda plasëse i ka shpërthyer në duar. Ai ka pësuar dëme të mëdha në trup dhe si pasojë e plagëve të shumta ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur teksa ai po vendoste lëndë plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi tjetër.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

‘Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.’, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.