E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamiti: Rugova 75 vota para Dreshajt, janë edhe 510 vota për t’u numëruar
Lajme

Hamiti: Rugova 75 vota para Dreshajt, janë edhe 510 vota për t’u numëruar

 

Në Istog sot numërohen 510 vota me kusht dhe vota përmes postës, ndërsa, sipas anëtarit të LDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, kandidati i LDK-së, Haki Rugova, prin me 75 vota.

Numërimi i votave me kusht, me postë dhe i personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut pritet të përfundojë sot.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka  thënë se janë 510 vota me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Hamiti thotë se kandidati i LDK-së, Haki Rugova, është në epërsi me 75 vota ndaj kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, ndërsa ky rezultat, siç tregon ai, do të publikohet sot nga KQZ-ja. Mbrëmë KQZ-ja ka publikuar një rezultat tjetër që e nxirrte Dreshajn para Rugovës me 52 vota. Por, më pas u njoftua se votat ishin administruar gabimisht dhe se kandidati i LDK-së ka epërsi.

Në Komunën e Istogut dje është votuar për të tretën herë me radhë për zgjedhjen e kryetarit të ri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.