Guvernatori Sejko flet për sulme kibernetike : Jemi prekur por pa pasoja
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur për dezinfomimin.Ai ka raportuar se dezinformimi është një fenomen shqetësues për demokracinë e vendit.
Sejko deklaroi në komisionin për Dezinformimin se dezinfomimi është armë e fortë për destabilizimin e institucioneve financiare.
Guvernatori tha se rreziqet që vijnë nga dezinformimi janë po aq të rënda sa sulmet kibernetike.
Ai ceku që sistemi bankar është prekur nga sulmet kibernetike por nuk ka pasur pasoja të rënda në materiale.
“Banka e Shqipëria më aktivja. Imazhi dhe veprimtaria e saj është e përshtatshme. Nuk ka raste të dezinfomimti të punës sonë.
Dezinfomimi nuk është një fenomen i ri. Në këtë epokë digjitale dezinformimi është një fenomen shqetësues për demokracinë e vendit.
Dezinfomimi është armë e fortë për destabilizimin e institucioneve financiare.
Rreziqet që vijnë nga dezinformimi janë po aq të rënda sa sulmet kibernetike.
Ka patur sulme ndaj sistemit bankar por asnjë sulm nuk ka shkaktuar pasoja të rënda në materiale të sektorit bankar”, tha Sejko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



