Ambasadori ia thotë troç Ramës: Nëse doni BE, plotësoni tre kushtet
Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Rama progres raportin e BE për Shqipërinë për vitin 2024.
Gjatë fjalës së tij nga konferenca e përbashkët me Ramën, ambasadori Silvio Gonzato foli për progresin e arritur, ndërsa theksoi së është e nevojshme domosdoshmëria për të vijuar luftën kundër korrupsionit.
Ai tha se BE vlerëson përpjekjet e Shqipërinë për përmirësim lidhur me luftën ndaj korrupsionit. Gonzato ka mbështetur punën e SPAK duke i dhënë një goditje të fortë qeverisë. Ai i ka treguar Ramës se rruga e vetme drejt BE-së është plotësimi i tre kushteve.
“Raporti ofron qëndrim të drejtë se ku qëndron vendi. Disa nga gjetjet kyçe të raportit. Sa i përket kriterit politik raporti vlerëson funksionin e ligjit pjesërisht të kënaqshme. Edhe për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi kryesor është nevoja urgjente për një dialog konstruktiv. Funksioni i gjyqësorit zë hapësirë të madhe, funksioni zënë disi progres, shqetësimet mbeten për ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Raporti jep rekomandime për të trajtuar çështjet. Sa i takon efikasitetit të drejtësisë, mund të them se po bëhet progres. Korrupsioni shihet si një shqetësim serioz edhe pse raporti vëren një punë konkrete. Komisioni sheh përpjekje për përmirësim në luftën kundër korrupsionit. Duhet përparim. Kur vjen fjala për luftën kundër krimit është bërë disi progres sërish falë SPAK që ka rritur kapacitetin në luftën kundër pastrimit të parave”, tha ambasadori Silvio Gonzato.
Rama u shpreh se raportprogresi është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që merr Shqipëria, duke shtuar se bazohet në fakte e jo në sonazhe.
Kreu i qeverisë shtoi se “cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit”.
Edi Rama: Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe.
I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare.
Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria.
Ky raport shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.
Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



